Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou, në një prononcim për “Kohën Ditore”, ka folur hapur për mënyrën e adresimit të veriut.
Rezultati, sipas tij, mund të ketë çfarëdo
emri, por në substancë duhet të jetë i ngjashëm me Pakon e
Ahtisaarit.
“Çështja e emrave mund të ketë kuptime të ndryshme.
Rezultati mund të quhet Pako e
Ahtisaarit apo sidoqoftë. Ajo që është me rëndësi është
substanca.
Substanca e Pakos së
Ahtisaarit adreson 95 për qind të brengave të qytetarëve në veri.
Emri mund t`i vihet çfarëdo qoftë, por e rëndësishme është
substanca”, është shprehur Fitou. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012,
ora 10:15