Zgjidhet problemi i targave në Kosovë
Ministria e PunëveBrendshme të Kosovës ka publikuar vendimin e shumëpritur lidhur me aktivitetin e prokurimit "Furnizim me targa për regjistrim të automjeteve".

"Paneli i OSHP-së, me vendim unanim, ka vërtetuar vendimin e Ministrisë së PunëveBrendshme lidhur me aktivitetin e prokurimit "furnizim me targa për regjistrim të automjeteve" dhe ka autorizuar MPB-në për vazhdimin e procedurave të mëtejshme që nënkupton nënshkrimin e kontratës", shkruhet në njoftimin për medie të MPB.

Bazuar në obligimet kontraktuese, operatori ekonomik është i obliguar që jo më vonë se 30 ditë të dorëzojë në MPB sasinë e kërkuar të targave.

Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe janë pajisur me targa "prova", duhet të paguajnë vetëm taksën e mbetur prej 5 euro.

Në njoftimin e saj, Ministria e PunëveBrendshme i ka kërkuar mirëkuptimin të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për furnizimin me vonesë me targa dhe kjo jo për fajin e saj MPB-së. /albeu.com/


Shtuar më 17/10/2016, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori