Zgjerohet veprimtaria e Trepçës
Trepça” nuk do të merret vetëm me burimet minerale. Ndërmarrjes së kthyer në shoqëri aksionare, gati 100 forma aktivitetesh e veprimtarish të tjera i janë përshkruar në Statutin që një ditë më parë ka kaluar në Qeveri dhe që është përcjellë për miratim në Kuvend.

Janë saktësisht 34 veprimtari kryesore që janë listuar në Statut dhe 53 të tjera të karakterit sekondar. Të gjitha këto i janë ngarkuar shoqërisë aksionare, ani se nën kupolë ka vetëm 3 njësitë fitimprurëse – miniera e flotacione – prej 27 njësive gjithsej sa ka pasur “Trepça” që menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, shkruan sot Koha Ditore.

Qëllimi kryesor i “Trepçës”, aksionare kryesore e së cilës është Qeveria, do të jetë maksimizimi i profitit. Aktivitetet kryesore nuk figuronin në një draftstatut, ani se përmbajtja e tij në masën më të madhe është e njëjtë me atë që është miratuar të martën.
Shtuar më 31/05/2018, ora 08:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori