Zgjedhjet serbe, Rasmussen bën apel për qetësi
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka kërkuar ruatjen e qetësisë gjatë zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Në një deklaratë të shefit të NATO-s,përsëritet gatishmëria e NATO-s për të vazhduar ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë në Kosovë.


“Të dielën do të ketë votime në Kosovë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe. Un fuqishëm u bëj thirrje të gjithë liderëve dhe të gjitha komuniteteve që të tregojnë përmbajtje gjatë procesit të votimit. Në këtë periudhë kyçe është me rëndësi të evitohen veprimet e njëanshme apo deklaratat, të cilat mund të nxisin tensione. Prandaj unë mirëpres marrëveshjen e arritur për të lejuar OSBE-në të lehtësojë procesin dhe u bëj ftesë Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurohet një votim i qetë dhe paqësorë”, thuhet në këtë deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori