Zgjedhjet serbe, Pantiq kritika OSBE-së
Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq ka kritikuar OSBE-në për organizim jo të mirë të zgjedhjeve. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai është shprehur se shumë qytetarë nuk janë përfshirë në listat e zgjedhësve.


“Është fakt se një numër i madh i qytetarëve nuk janë përfshirë në listat e votuesve dhe ka mjaft probleme. Përfaqësuesit e OSBE-së vështirë gjenden në vendvotime dhe kjo me siguri do të çojë deri te ajo që dalja në votime të jetë shumë më e vogël sesa që është interesimi i qytetarëve për këto zgjedhje. Kjo, në njëfarë mënyre, e vë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve”, thotë Pantiq.

Misioni i Orfanizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë lehtëson zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2012, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori