Zgjedhjet serbe pa asnjë efekt
Christopher Dell
Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell i ka cilsuar si pa ndonjë ndikim zgjedhjet serbe në Kosovë ndërsa ato parlamentare dhe presidenciale paraqesin një shembull të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.

“Është herët të thuhet (nëse zgjedhjet do të përmirësojnë raportet), por ky është një shembull i mirë, se si dy shtete fqinje mund të punojnë së bashku, që të sigurojnë se po respektohen standardet evropiane”, ka thënë ambasadori amerikan gjatë një konferencë për gazetarë në Graçanicë, me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të granteve për organizatat e shoqërisë civile.

Ai ka përshëndetur rolin lehtësues të OSBE-së për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në territorin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori