Zgjedhjet serbe në Kosovë shkelin sovranitetin
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë të martën se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është e papranueshme dhe është shkelje e sovranitetit të Kosovës. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi si dhe kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Behxheti.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të ndryshme që shqetësojnë banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës si dhe shqiptarët në Maqedoni, njofton zyra për informim e komunës së Preshevës.

Duke folur për zgjedhjet e Serbisë që pritet të mbahen në muajin maj, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se Partia Demokratike Shqiptare nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, ashtu siç nuk ka marrë kurrë më parë.

Mustafa po ashtu e quajti të papranueshëm deklaratën e beogradit që konsideron se këto zgjedhje madje duhet të mbahen edhe në Kosovë. “Beogradi kërkon që këto zgjedhje të mbahen njëherësh edhe në Kosovë dhe kjo është e papranueshme dhe është shkelje e sovranitetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi foli për nevojën e unitetit të shqiptarëve në mbarë rajonin dhe për nevojën e një ndikimi më të madh në përmirësimin e kushteve për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë rast për shqiptarët e Preshevës dhe ata të Maqedonisë.
Shtuar më 06/03/2012, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori