Zgjedhjet serbe, do mbahen në Kosovë
Pas kryetarit serb Boris Tadiq i cili shpalli mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 6 maj, mbajtjen e zgjedhjeve lokale për këtë datë e konfirmoi edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë Slavica Gjukiq Dejanoviq, njoftojnë medie serbe.

Ajo ka thënë se Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me UNMIK-un do të marrë hapa e duhur lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Dejanvoq në vazhdim ka theksuar se në 17 komuna të Serbisë nuk do të mbahen këto zgjedhje pasi, që, sipas saj, ende nuk ka skaduar mandati i administratës lokale. Ndër këto komuna ajo ka numëruar edhe komunat në Kosovë: Prishtinë, Pejë, Leposaviq, Mitrovicë dhe Novo Bërdë .

Tadiq gjatë shpalljes së datës së zgjedhjeve e kishte thënë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në gjithë territorin e Serbisë. Se çfarë përfshin “gjithë territori i Serbisë”, mbetet të shihet.

Udhëheqës ilegalë të veriut kanë bërë presion që Beogradi të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë, madje edhe kanë organizuar peticion. SHBA dhe BE kanë kërkuar që Beogradi të mos shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Zyrtarë të lartë të Serbisë ë herët kanë thënë për zgjedhje se janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën e Serbisë. Kushtetuta e Serbisë Kosovën e trajton pjesë përbërëse të Serbisë.

Edhe Vojvodina mban zgjedhjet parlamentare më 6 maj. Shpalljen e tyre e bëri kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Shandor Egeresh.
Shtuar më 13/03/2012, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori