Zgjedhjet serbe, Ashton apel për maturi dhe qetësi
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe shmangie provokimesh, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Serbi.


Pasi fton qytetarët serbë të vendosin për drejtimin e të ardhmes së vendit, duke zgjedhur udhëheqësit e duhur, Ashton ia përkushton pjesën dërrmuese të deklaratës për shtyp Kosovës, ku situatën e sigurisë e cilëson sfiduese.

“BE mbështet plotësisht rolin e OSBEsë në lehtësimin e votimeve në Kosovë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. I bëj thirrje të gjithëve të sillen me përgjegjshmëri, të shmangin provokimet dhe të bashkëpunojnë me OSBE-në në mirëbesim, që votimi të mund të zhvillohet në mënyrë të paqtë e të rregullt. Marrëveshja mbi rolin e OSBE-së ofron një perspektivë të vërtetë për pjesmarrjen demokratike në një klimë sfiduese sigurie, me kusht që të respektohet nga të gjithë”, thuhet në komunikatën për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori