Zgjedhjet, përfundon afati i çertifikimit të listave
Pëlqej
Në zyrën për regjistrimin e partive politike, kanë aplikuar për çertifikim 28 subjekte dhe iniciativa politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se mbrëmjen e së enjtes ka skaduar afati i çertifikimit të listave për deputet.

Në regjistrin e zgjedhjeve janë përfshirë të gjitha forcat politike kryesore të Kosovës PDK, LDK, AAK-Lista Ibrahim Rugova, AKR me partitë e koalicionit, Lëvizja “Vetëvendosja”, FER, etj.

Ndërsa në garën për zgjedhjet janë evidentuar edhe një numër i madh i forcave politike të komuniteteve pakicë në Kosovë, duke përfshirë partitë e serbëve, boshnjakëve, romëve dhe ashkalinjëve, turqve, goranëve, etj.

Fushata e zgjedhjeve të 12 dhjetorit do të fillojë me 1 dhjetor, ndërsa partitë politike në fakt e kanë nisur që tani fushatën parazgjedhore.
Shtuar më 12/11/2010, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori