Zgjedhjet për rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës në tetor
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me një urdhëresë administrative u ka hapur rrugë zgjedhjeve, të cilat në tetor sjellin rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, duke prishur kështu vendimin e Këshillit Drejtues për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre studentore në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmoi për KosovaPress, Këshilltari i ministrit Buja, Ragip Gjoshi i cili ka thënë se ministria e arsimit ka nënshkruar udhëzimin administrative që hap shtigje dhe rrugë për të pasur zgjedhje të mirëfillta dhe të drejta.

Zgjedhjet studentore mund të mbahen. Ka afat optimal dhe të mjaftueshëm gjatë kohës kur studentët janë në procesin mësimor gjatë vitit akademik. Do të thotë ato mund të përfundojnë para majit. Sidoqoftë, për afatet dhe të tjerat edhe pse ne me sa jemi të njoftuar organet e universitetit kanë shpallur zgjedhjet studentore por me udhëzimin administrative garantohet që 1 tetori të jetë dita e fundit ku në rektorat do të jetë rektori i ri dhe gjitha organet e reja universitare”, ka thënë Gjoshi. /albeu.com/

Shtuar më 15/05/2012, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori