Zgjedhjet, partitë dorëzojnë listat përfundimtare
Pëlqej
Prishtina
Një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në 12 dhjetor, listat zgjedhore të partive dhe koalicioneve, pritet të dorëzohen deri në orët e para të mbrëmjes së some, ndërkohë që ditën e premte, subjektet e çertifikuara do të firmosin Kodin e Sjelljes.

Sipas KQZ së Kosovës, deri tani, kanë aplikuar 16 Subjekte Politike, 2 prej të cilave iniciativa qytetare dhe 2 koalicione. 58 parti janë të regjistruara, ndërkohë që për arsye të caktuara janë të pezulluara 3 subjekte politike.

Ndërsa ende vazhdon regjistrimi i suvbjekteve, Presidenti në detyrë i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të takohet nesër me përfaqësuesit e subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.
Shtuar më 11/11/2010, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori