Zgjedhjet në prag, deputetja e PDK-së tregon a kanë komunikuar me Kadri Veselin
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja është shumë e përgatitur për këto zgjedhje në të cilat synon që të dalë e para.

“PDK-ja në këto zgjedhje futet më e përgatitur se kurrë. Ne kemi një strukturë të jashtëzakonshme dhe të konsoliduar mirë. Puna e kryesisë me organet e partisë ka nisur të intensifikohet ku kemi takime pothuajse çdo ditë me degët dhe kemi filluar me aderimet”.

“Ne garojmë në këto zgjedhje për vendin e parë dhe për të udhëhequr qeverinë. Sondazhet po e qesin PDK-në jashtëzakonisht mirë, pavarësisht diskutimeve që i kemi dëgjuar këtyre ditëve. Konsiderojmë së sondazhi më i mirë është vota e qytetarit dhe këtë votë e përkrahje PDK-ja do ta ketë me kontratën që do ta bëjmë me qytetarin e Kosovës – me programin e mirë që do të prekë fushat kryesore që janë beteja me pandeminë, çështjet ekonomike dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës”.

Por, a kanë zyrtarët e PDK-së komunikim me ish-kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli i cili po përballet me Gjykatën Speciale në Hagë?

“Komunikimi i tij është në kohën kur Kadri Veseli e ka të lejuar që të komunikojë me familjen dhe përfaqësuesit e PDK-së. Mungesa e tij është hendikep, por PDK-ja është sfiduar jashtëzakonisht shumë në shumë procese. Një nga sfidat më të rënda ka qenë ky vit i rëndë ku është cenuar jo vetëm PDK-ja, por edhe shteti, me aktakuzat e Gjykatës Speciale për figurat më kredibile të Kosovës. Pavarësisht këtij fakti që Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe po përballen me këtë proces kjo do të na shërbejë që ne të konsolidohemi edhe më shumë. Po punojmë shumë që të ofrojmë programin më të mirë. PDK e ka shumë të nevojshme që të rikthehet për të vazhduar funksionimi i mirëfilltë i shtetit”.
Shtuar më 29/12/2020, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori