Zgjedhjet në PDK, garë e fortë për Gjilanin
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës, janë duke shkuar drejt fundit. Përveç degëve të Anamoravës, Gjilanit dhe të Vitisë në shumicën e degëve të tjera procesi i zgjedhjeve ka përfunduar.

Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Barsi Musmurati, ka konfirmuar për gazetën “Lajm” se zgjedhjet në degën e kësaj partie në Gjilan do të mbahen më 12 janar, ndërsa në Viti ende nuk është përcaktuar një datë për fillimin e zgjedhjeve edhe pse ka vetëm edhe dy javë nga kongresi i përgjithshëm i kësaj partie.

“Ne i kemi edhe dy degë pa i përfunduar zgjedhjet, degën e Gjilanit, në të cilën zgjedhjet do të mbahet më 12 janar, janë bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme, aty ka më shumë se një kandidat. Atë ditë sigurisht nuk do të zgjidhet kryetari sepse ka më shumë kandidatë, do të zgjidhet këshilli i degës, delegatët për kongres e pastaj këshilli i degës mblidhet dhe e zgjedh kryesinë”, ka thënë Musmurati. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori