Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk do t'i vëzhgojë
zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 Dhjetorit në Kosovë, por do të ofrojë mbështetje
teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Zyrtarë të këtij
misioni i kane bere te ditur se roli i OSBE-së është shndërruar në një rol mbështetës dhe këshilldhënës për institucionet që organizojnë
zgjedhjet në Kosovë.
Misioni i OSBE-së do të ofrojë ndihmën e tij përmes këshillave
teknike për autoritetet e vendit në
zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit, në veçanti në shërbimet për votuesit dhe menaxhimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe të subjekteve politike.
Zyrtarë të këtij
misioni kanë përjashtuar mundësinë që OSBE të përfshihet në çfarëdo forme në organizimin ose edhe vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, por thanë se ajo do të ofrojë mbështetje
teknike në prodhimin e listës së votuesve dhe në trajnimin e Komisioneve për
zgjedhjet. OSBE do të luaj një rol jo ekzekutiv në
zgjedhjet e 12 Dhjetorit dhe i gjithë procesi, sipas tyre, është përgjegjësi e KQZ dhe mekanizmave të tij.
Misioni i OSBE-së, që vepron në Kosovë që nga përfundimi i konfliktit të armatosur mbi 11 vjet më parë, deri në vitin 2007, kur janë zhvilluar zgjedhet e përgjithshme të parat nga autoritetet e vendit, ka organizuar pesë palë zgjedhje komunale e parlamentare.
Misioni ka zvogëluar praninë e tij në Kosovë, por vazhdon të ndihmojë vendin në fushën e demokratizimit të shoqërisë.
Shtuar më 29/11/2010,
ora 13:57