Zgjedhjet nė Kosovė, KQZ publikon listėn e votuesve
Pëlqej
KQZ e Kosovės
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Numri i pėrgjithshėm i votuesve nė Kosovė pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit ėshtė 1 milion e 630 mijė e 636 persona, ndėrsa qendra tė votimit do tė jenė 746 me gjithsej 2.280 vendvotime. Sipas Komisionit Qėndror Zgjedhor nė ditėn e zgjedhjeve do tė jenė 73.288 votues tė rinj. Nė ditėn e zgjedhjeve do tė jenė 35. 735 persona qė do tė mbushin 18 vjeē dhe tė cilėt kanė mundėsi tė votojnė.

Gjithsej, 34.521, kanė ndryshuar adresėn e vendbanimit kurse nga lista e votuesve si persona tė vdekur janė fshirė 6.165 persona. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ēertifikuar 29 subjekte politike, me 1.265 kandidatė pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės.

Kuvendi i Kosovės pėrbėhet prej 120 deputetėsh, 100 prej tė cilėve zgjidhen direkt, ndėrsa 20 vende janė tė rezervuara pėr komunitetin serb dhe pakicat tjera.

Deri mė sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej mbi 32.021 vėzhgues. Vėzhgues tė partive janė 26.059, organizata ndėrkombėtare 493, ambasada 351 dhe OJQ 5108.

Ndėrkaq raportohet se e premtja ėshtė edhe dita kur sipas afatit ligjor mbyllet Akreditimi pėr tė marrė pjesė nė cilėsinė e vėzhguesėve vendor, ndėrsa afati pėr akreditimin e vėzhguesėve ndėrkombėtar, ka pėrfunduar nė datėn 6 dhjetor 2010. Po sipas tė dhėnave tė KQZ sė Kosovės, vėzhgues tė partive janė 26059 , Organizata Ndėrkombėtare janė 493, ambasada 351 dhe OJQ: 5108. (albeu.com)
Shtuar më 10/12/2010, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori