Zgjedhjet në Graçanicë, caktohen 4 prokurorë kujdestarë
Katër Prokurorë janë caktuar për kujdestarë nga Prokurori i Shtetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graqanicës, që do të zhvillohen të dielën, me 18 janar 2015.

Prokurorët kujdestarë do të qëndrojnë në Stacionin Policor në Graçanicë, ku në pajtim me procedurën standarde të veprimit dhe në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës, do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në keqpërdorimin e votës.

Në interes të mbrotjes së votës së lirë të qytetarëve, Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Komunës së Graçanicës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Adresa e vetme për raportimin e keqpërdorimeve është Policia e Kosovës përmes numrit 192 apo duke kontaktuar direkt prokurorët kujdestarë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori