Zgjedhjet në AAK , Haradinaj: Largohen ata që kanë abuzuar
Më 21 mars të këtij viti do të fillojë procesi i zgjedhjeve brenda partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në nivel lokal dhe qendror. Pas miratimit të kësaj date nga Këshilli Drejtues i AAK, Ramush Haradinaj tha se ky proces do të zgjasë dy muaj. Por sipas Haradinajt ky proces do të shërbejë edhe për një "pastrim" të partisë nga të gjithë ata që kanë abuzuar në emër të partisë apo kanë shkelur ligjin.

Haradinaj, i cili do të rikandidojë sërish për kryetar të AAK, është ndalur edhe tek çështja e emigrimit të shtetasve kosovarë jashtë vendit, duke akuzuar qeverinë si përgjegjëse për këtë situatë.

Lideri i AAK tha se vetëm pas largimit të kësaj qeverie, do të mund të ndalet migrimi i kosovarëve drejt vendeve të BE-së.

Duke u ndalur tek deklarata e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, Haradinaj tha se ai duhet ta tërheqë deklaratën e tij ku i ka quajtur protestuesit në Gjakovë egërsira.

Haradinaj ndërkaq, është shprehur i bindur se me reformat që do të ndodhin brenda AAK-së kjo parti sërish do ta rrimarrë veten, pavarësisht në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2015, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori