Zgjedhjet, monitorim nga dy misione vëzhguesish
Pëlqej
Dy misione vëzhguesish, njëri ndërkombëtar i udhëhequr nga “Enemo” organizatë evropiane për monitorimin e zgjedhjeve dhe një vendës i përbërë nga një koalicion i organizatave, do të mundësojnë që zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit të jenë të monitoruara nga mekanizmat e njëjtë sikur zgjedhjet lokale të 2009.

Koha e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve ka bërë që faktori ndërkombëtar të ketë një “qasje emergjente”, shkruan Koha Ditore.

Ambasadat e shteteve më të fuqishme që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë duke u konsultuar me Zyrën e përfaqësuesit të BE-së, Pieter Feith, në mënyrë që të krijohet një mision i koordinuar diplomatik vëzhgues dhe mbikëqyrës i zgjedhjeve.

Në të njëjtën kohë është konfirmuar se me qëllim të evoluimit politik të procesit zgjedhor, gjatë zgjedhjeve në Kosovë do të qëndrojë edhe një ekip i parlamentarëve evropianë, i kryesuar nga kryesuesi i Delegacionit për marrëdhënie me vendet e Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan.

“Komuniteti ndërkombëtar në Prishtinë është duke bashkëpunuar me Zyrën e përfaqësuesit të BE-së për një mbikëqyrje të koordinuar diplomatike të zgjedhjeve që do të ketë ekipe prezent në të gjitha fazat e procesit elektoral gjithandej Kosovës në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Julia Reuter, zëdhënëse e Zyrës së PSBE-së.
Shtuar më 18/11/2010, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori