Zgjedhjet, me shumë mundësi në 30 janar
E përditshmja kosovare “Zëri” shkruan sot se zgjedhjet e parakohshme parlamentare me shumë mundësi do të mbahen më 30 janar të vitit të ardhshëm

Duke u bazuar në burime “të afërta me dy partitë më të mëdha politikevend, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo gazetë shkruan se përpos dy partive më të mëdha në vend, edhe shumë parti të tjera politike janë pajtuar që zgjedhjetmbahen pikërisht në këtë ditë.

Zgjedhjet duhet të mbahen të paktën një muaj e gjysmë para se t’i skadojë mandati ushtruesit të detyrës së presidentit, për faktin se nevojitet kohë deri në publikimin dhe çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu nevojitet gati një muaj kohë deri në arritjen e marrëveshjes për koalicion mes partive politike”, ka thënë burimi i gazetës, duke shtuar se PDK dhe LDK janë marrë vesh që zgjedhjetmbahen më 30 janar.
Shtuar më 06/10/2010, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori