Zgjedhjet mbyllin disa shkolla në mbarë vendin
Disa shkolla fillore e të mesme në mbarë territorin e Kosovës që të dielën janë shfrytëzuar si qendra votimi nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, sot nuk po mbajnë mësim.

Bëhet fjalë për shkolla në Prishtinë, Drenas e disa komuna të tjera, e madje disa prej tyre e kanë njoftuar stafin mësimor që nga dita e premte se të hënën nuk do të mbahet mësim.

Megjithatë, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i arsyetojnë këto veprime edhe pse kjo e fundit nuk ka dhënë leje për mbylljen e shkollave.

Morina i ka arsyetuar drejtorët e këtyre shkollave duke thënë se nuk kanë mundur të përgatiten teknikisht nga dita e diel, ku kanë qenë të vendosura materialet e KQZ-së të nevojshme për votim.

Megjithatë, sipas tij, të gjitha DKA-të janë në kontakt me inspektoratin e MASHT-it dhe të gjitha institucionet arsimore që kanë humbur mësimin sot, do ta zëvendësojnë atë në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2013, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori