Zgjedhjet lokale të mbahen në pranverë!
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se do të ishte më mirë nëse zgjedhjet lokale në Kosovë do të zhvilloheshin në pranverën e vitit të ardhshëm, se sa të mbahen më 3 nëntor.

Krasniqi i ka bërë këto komente sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që ka njoftuar se këtë të enjte do të ketë seancë të rregullt në Kuvend, ku në rend dite do të jetë Projektligji për ratifikim e Marrëveshjes së Brukselit. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2013, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori