I vuri emrin e çuditshëm djalit, aktorja e njohur ia ndryshon pas një viti

Një vit pas lindjes së djalit, aktorja Amy Schumer vendosi t’ja ndryshojë emrin të birit sepse kuptoi që tingëllonte çuditshëm.

Ajo dhe partneri i saj, Chris Fischer fillimisht menduan ta quanin bebin Gene Attell Fischer! Përpiquni ta lexoni me zë të lartë këtë emër dhe do të kuptoni pse Amy vendosi t’ja ndyshojë.

Gene Attell- është si të thuash “gjenital” dhe ky emër s’është aspak interesant për t’ja vënë një foshnjeje.

Lajmin e ndërrimit të emrit, aktorja e ka bërë publik së fundmi, duke thënë se e kuptuan aksidentalisht “se e kishin quajtur të birin gjenital”.

Tani emri i ri i bebushit është Gene David Fischer, meqë David quhej edhe babai i Amy-it.


Shtuar 15.04.2020 13:57