“Ronaldinho është më i mirë se Messi”

Pasi kaloi momentin e tij më të mirë në River Plate, PSG bleu Martin Cardetti në 2002, shkruan Albeu.com.

Ish sulmuesi argjentinas ishte me fat që luajti një sezon me Ronaldinhon.

Edhe pse luajti vetëm një sezon, ajo i shërbeu Cardettit për të siguruar që braziliani është më i mirë se Messi.

“Unë kam luajtur një vit me Ronaldinhon dhe ai është një lojtar tjetër, i prekur nga Zoti. Ju e shihni atë në stërvitje, në lojëra dhe çdo veprim ai bën është i ndryshëm nga të gjithë. Lojtarët si ai dalin shumë pak në botë dhe do të mbetet në historinë e futbollit”, tha Cardetti për Crack Deportivo.

“Si trajner, për ekipin tim unë do të zgjidhja Ronaldinhon mbi Messin. Ai gjithmonë argëtohej, me topin, gjithnjë praktikohej shumë për ta bërë atë në fushë. /albeu.com/


Shtuar 5.05.2020 19:57