Zgjedhjet, Jahjaga pret delegacionin e BE-së
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga ka pritur në një takim delegacionin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Presidentja ka theksuar se i jep mbështetje të plotë Misionit të Vëzhguesve të BE-së, prania e të cilëve do të ndihmojë në vendosjen e standardeve demokratike në zgjedhje. Nga ana e tij, shefi i misionit, Roberto Gualtieri tha se prezenca e këtij misionit do të ndihmojë në rritjen e besimit dhe kjo do të mundësojë sukses në procesin demokratik në Kosovë./albeu/
Shtuar më 04/10/2013, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori