Zgjedhjet, Hashim Thaçi kryeson listën e PDK-së
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës ka aprovuar ditën e sotme listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Lista e kandidatëve për deputetë, fillimisht u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, drejtuar nga kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi.

“Pas miratimit të kësaj liste nga Kryesia, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së u diskutua për listën. Pas vërejtjeve të imëta, lista u miratua unanimisht, ndërkaq renditja e saj iu besua Kryesisë së PDK-së”, thuhet në një deklaratë të PDK-së.

Përveç faktit që lista prej 110 kandidatësh nga kryetari i partisë, Hashim Thaçi, nuk janë publikuar emrat e tjerë.
Shtuar më 10/11/2010, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori