Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafës, Bajram Gecaj, ka thënë se se zgjedhjet e
jashtëzakonshme në Kosovë janë vetëm ëndërr e dembelëve.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Gecaj shkruan se opozita ka për qëllim ta dëmtojë qeverinë, ndërsa nga ana tjetër, vazhdon të pretendojë se po mbron interesat e Kosovës.
"AAK paska kërkuar t'i drejtohemi popullit me
zgjedhje të
jashtëzakonshme dhe të na vlerësoi qytetari se kush ka të drejtë e kush jo.
Pra edhe AAK i është bashkangjitur kërkesës me turr dhe të papërmbajtur për dalje sa më të shpejtë në
zgjedhje.
Atyre që po kërkojnë
zgjedhje të reja u është mbushur mendja se do të fitojnë. Sa më shumë po kërkojnë
zgjedhje të
jashtëzakonshme aq më shumë po trimërohen.
Kur pozita po i injoron me të drejtë, për të mos i lënë anash punët e shumta, ata po mendojnë se ne kemi frikë për këtë duel.
Kështu puna e
opozitës është bërë, mospuna apo ëndrra për
zgjedhje të
jashtëzakonshme. Kjo qasje vazhdon të jetë përjashtuese, kokëforte dhe e dëmshme.
Çdo iniciativë, çdo ftesë, çdo veprimtari e Qeverisë ka një përgjigje nga opozita –
Zgjedhje të
Jashtëzakonshme – E në anën tjetër po kjo opozitë vazhdon ta kualifikoj qeverinë se nuk bashkëpunon, nuk është fleksibile e të tjera të ngjashme.
E keqja më e madhe është se me këtë qasje kjo opozitë qëllimshëm dëshiron ta dëmtoj qeverinë dhe në anën tjetër të vazhdoj të pretendoj se me këtë po i mbron interesat vitale të Kosovës.
Në të vërtetë tash sa kohë po e bënë mu të kundërtën. Është vërtetë punë e gjatë dhe e lodhshme të punohet në mënyrë demokratike duke qenë në opozitë.
Punoni mos bojkotoni, sepse të qenët në opozitë duhet kuptuar si punë të madhe dhe ushqim demokratik për shoqërinë.
E sa për
zgjedhje këtë duel do ta bëjmë në vitin 2018. Deri atëherë ne do të punojmë – për ju nuk e di", ka shkruaj Gecaj. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2016,
ora 10:50