Deri të shtunën në mbrëmje (16.01.), subjektet
politike në Kosovë kishin afat që të dorëzonin listat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të garuar për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt. Ky afat përfundoi, dhe sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të drejtën për të aplikuar për
zgjedhje e shfrytëzuan 28 subjekte
politike me gjithsej numrin e përgjithshëm prej 1079 kandidatësh që garojnë për deputetë.
"Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsej 28 subjekte
politike, prej tyre, 21 parti
politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve
politike është 1079 kandidatë”, tha zëdhënësi Elezi.
Tri subjektet më të mëdha
politike, lëvizja Vetëvendosja (VV), Lidhja Demokratike e
Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e
Kosovës (PDK), tashmë kanë kandidatët e tyre për kryeministra. Lëvizjes Vetëvendosje i prin lideri i saj Albin Kurti, i pasuar nga Vjosa Osmani, e cila në listën e
Vetëvendosjes garon për deputete, ndonëse ajo pretendon
postin e presidentes së vendit.
Lidhja Demokratike e
Kosovës,
postin e kryeministrit e kërkon sërish me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti. Listës së Partisë Demokratike të
Kosovës i prin Enver Hoxhaj që kandidon për
postin e kryeministrit. Ndërsa, listës së Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës i prin Ramush Haradinaj, i cili nuk synon
postin e kryeministrit, por atë të presidentit të vendit.
Për të garuar në këto
zgjedhje është regjistruar edhe subjekti politik më i madhi i serbëve të
Kosovës, Lista Srpska dhe parti të tjera të pakicave të tjera kombëtare. 10 ulëse janë të rezervuara vetëm për përfaqësuesit e serbëve të
Kosovës ndërsa 10 vende tjera për pakicat tjera që jetojnë në Kosovë.
A do të lejohet kandidatura e liderit të
Vetëvendosjes, Albin Kurti?
Pas publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi qeverinë Hoti dhe mundësoi shpërndarjen e parlamentit dhe shkuarjen në
zgjedhje të reja, në mediet e
Kosovës u ngrit dilema nëse në këto
zgjedhje do të mund të garojë lideri i
Vetëvendosjes Albin Kurti dhe disa zyrtarë të lartë të
Vetëvendosjes.
Këta janë të dënuar me një vendim të prerë të Gjykatës për shkak se kishin hedhur gas lotësjellës në parlament në vitin 2015. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se çdokush që ka një vendim për një vepër penale në tri vitet e fundit, përjashtohet nga mundësia për kandidim. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se lista me kandidatë për deputetë do të verifikohet nga disa institucione të drejtësisë dhe brenda dy ditësh do të dihet se kush nga kandidatët mund dhe nuk mund të garojë në këto
zgjedhje.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit do të zgjasë vetëm 10 ditë. Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e Kosova të ecë përpara”, tha Pisonero, duke shtuar se "Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”./dw/
Shtuar më 19/01/2021,
ora 09:52