Zgjedhjet, 4800 vëzhgues nga OJQ-të
Pëlqej
Prishtina
Rreth 4800 vëzhgues të koalicionit të organizatave joqeveritare “DemokraciaVeprim”, do të monitorojë zgjedhjet e 12 dhjetorit. Drejtuesi i rrjetit, Ismet Kryeziu, tha se procesi i vëzhgimit të zgjedhjeve do të bëhet në gjithë vendin.

“Ne, deri më sot kemi rekrutuar 4800 vëzhgues të cilët do të jenë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve në dy etapa. 2400 vëzhgues do t’i mbulojnë të gjitha vendvotimet në Kosovë, në procesin e votimit. Ndërsa, 2400 vëzhgues të tjerë do të mbulojnë procesin e numërimit në ditën e zgjedhjeve”, tha Kryeziu.

Nga ana tjetër, punën e koalicionit të OJQ-ve, “DemokraciaVeprim”, thanë se do ta mbështesin edhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve të ndryshëm në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter Steinbach, theksoi se “DemokraciaVeprim” është një partner i besueshëm për monitorimin e zgjedhjeve. Steinbach derisa ftoi qytetarët kosovarë që të votojnë më 12 nëntor, pohoi se i gjithë procesi i monitorimit do të zhvillohet në bazë të ligjit dhe ka përjashtuar mundësinë e keqpërdorimit të votave.
Shtuar më 18/11/2010, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori