Një hulumtim nga
Klubi për Politikë të
Jashtme për zgjedhjet e 12 dhjetorit, ka nxjerr fituese Partinë
Demokratike të Kosovës me 30.2 për
qind, kurse e dyta ka dal të jetë Lidhja
Demokratike e Kosovës me 28.1 për
qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është renditur forca e tretë
politike në vend me 16.1 për
qind.
Sipas sondazhit të publikuar nga
Klubi për Politikë të
Jashtme partia e katërt radhitet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12.2 për
qind, mandej Aleanca Kosova e Re me 6.2 për
qind dhe partia Fryma e Re me 5.6 për
qind, kurse me vetëm 1.2 për
qind është Lidhja
Demokratike e Dardanisë.
Sondazhi i realizuar nga
Klubi për Politikë të
Jashtme thuhet të jetë bërë bërë me anketimin e 1000 të shpërndarë në gjithë territorin e Kosovën.
Bazuar në këtë sondazh liderët më të preferuar të shqiptarëve në Kosovë janë Isa Mustafa, Hashim Thaëi dhe mandej Albin Kurti.
Kësaj radhe sipas hulumtimit të porositur nga
Klubi për Politikë të
Jashtme, dalja në zgjedhje është vlerësuar shumë e madhe, madje deri në 70 për
qind.
Shtuar më 07/12/2010,
ora 11:00