Zgjedhje të jashtëzakonshme?
Pëlqej
Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu ka paralajmëruar se Kosova shumë shpejt mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Ai tha se për ta realizuar një gjë të tillë, organet përkatëse duhet të marrin masat e duhura për një sistem të qëndrueshëm dhe demokratik.

“Duhen marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje, ndoshta edhe më shpejt sesa ne e presim”, tha Braathu.

Këto vlerësime, ambasadori norvegjez i tha gjatë një tryezë me temë “Zgjedhjet e fundit – mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor". /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori