Zëvendësministri godet Erdoganin me një fjalë të urtë popullore
Zëvendësministri i Ekonomisë, Gani Koci, ka postuar një fjalë të urtë popullore, e cila thotë se kur miku fillon të sillet si zot në shtëpinë tënde, duhet t’ia vendosësh opingat te dera
Ai shkruan në Facebook:

Kur miku zë e sillët si zot shtëpie në shtëpinë tënde, ka ardhë koha t’i qitën opingat te dera!

(E popullit)

Duket se Koci këtë e shkruan pas zhvillimeve të fundit në vend, ku presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dhënë një seri mesazhesh për kryeministrin Ramush Haradinaj, pas arrestimit të gjashtë gylenistëve dhe deportimit të tyre në Turqi.


Shtuar më 02/04/2018, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori