Zëvendëskryeministrja serbe këmbëngul të bëjë marrëveshje për Kosovën
Pëlqej
Zëvendës kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic ka deklaruar edhe një herë se zgjidhja e problemeve me Kosovën ka rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin serb.

Sipas saj deklarata e kundërshtarëve politikë në Beograd se Vuçiq po merret vetëm me temën e Kosovës, janë për interesa personale.

“Ku keni qenë gjithë këto vite. Kosova është Serbi, por ju keni bërë gjithçka për ta ndarë nga Serbia. Gjatë gjithë kohës që ishit në pushtet, nuk kishit guxim për negociata jo me të thoni se si është situate në Kosovën dhe pjesë të tjera”, tha Mihajlovic.

“Si shoqëri të gjithë duhet t’i mbledhim forcat pa marrë parasysh sa dallime kemi. Kisha, shoqëria civile, përfaqësues të partive e nga qeveria, të gjithë duhet të jemi bashkë”, tha zv/kryeministrja serbe.



Shtuar më 12/08/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori