Zemaj viziton aeroportin: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me inspektorët dhe drejtuesit e Policisë së Kosovës, ka vizituar sot aeroportin e Prishtinës.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ministri Zemaj ka paralajmëruar gjithashtu ashpërsim të masave.

Postimi i plotë:

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!

Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!
Shtuar më 02/08/2020, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori