Zemaj: Më 7 mars Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme (VIDEO)
Deputeti i LDK-së, gjithashtu anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Armend Zemaj, ka thënë se, nuk do ta votojë Hashim Thaçin për President dhe se sipas tij, më 7 mars vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Këto komente, Zemaj i ka bërë në mbledhjen e Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Katër projektligje që ishin paraparë në këtë komision kanë marrë dritën e gjelbër për të proceduar në Kuvend në seancën e ardhshme.

Por pika e tretë e rendit të ditës që ishte shqyrtimi i raportit me amendamentet e Komisionit Funksional për Procedurën e përgjithshme Administrative, iu kthye këtij komisioni për shkaqe të parregullsive.

Armend Zemaj tha se, Qeveria duhet ta tërheqë këtë projektligj, sepse do të jetë i pazbatueshëm.

Edhe Agim Aliu nga radhët e PDK-së kishte pakënaqësi rreth këtij projektligji.

Në komision nuk ishin të pranishëm deputetët e subjekteve opozitare.
Shtuar më 24/02/2016, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori