Temperatura përvëluese në Shqipëri, parashikimi i motit për sot

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e valës të së nxehtit afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 19 deri 36°C
në zonat e ulëta 19 deri 41°C
në zonat bregdetare 20 deri 38°C

/albeu.com/


Shtuar 21.07.2023 07:13

Tags: