Dalin analizat, eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe i përkasin Mariglen Gjonajt

Rezultet e analizave që i janë bërë eshtrave të gjëtura në Fushë Kuqe, tregojnë se ato i përkasin pikërisht Mariglen Gjonajt.

Gjonaj u shpall i humbur që në vitin 2015, at’herë 16-vjeçar nxënës i klasës së dhjetë në gjimnazin e Mamurrasit.

I riu u nis për në shkollën me mjetin e të vëllait, por nuk u kthye më. Gjonaj kishte me vete rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra.

Ishte nëna e tij, ajo që dha e para alarmin për të birin, por për shumë vite nuk pati asnjë rezultat.

Në muajin prill të këtij viti në Kurbin u gjetën rastësisht disa eshtra të cilat vunë në lëvizje policinë për të zbuluar se kujt i përkisnin.

Pas rezultateve të AND-së ka rezultuar se eshtrat janë pikërisht në Mariglen Gjonajt./albeu.com