Zeka sulmon portalet, akuzon këtë gazetar për lidhje me ISIS
Ish-gazetari Milaim Zeka tashmë deputet i NISMA për Kosovën ka hedhur akuza të rënda ndaj portaleve. Madje ai ka kërkuar të inicohen ligje që tu mbyllet goja mediave.

E gjitha kjo erdhi pas publikimit të lajmit nga Insajderi që Milaim Zeka po hetohet nga prokuroria për krim të organizuar. Ndërkaq, Zeka në një pronocim për albeu.com i kishte mohur këto akuza.

Ai ka akuzuar kryeredaktorin e saj, vehbi Kajtazin si spiun të Serbisë ndërsa gazetarin të saj, Parim Ollurin si të hetuar për lidhje me ISIS pasi sipas Zekës i afërmi i gazetarit Pajtim Olluri është vrarë në Siri.

Ish-gazetari i ka quajtur rrugaçë gazetarët e i ka bërë thirrje prokurorisë të mos kenë frikë prej gazetarëve./albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori