Zeka: Për shkak të Listës Serbe u shty seanca
Pëlqej
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i cili vie nga radhët e Nisma për Kosovën, nuk ka komentuar gjatë mosprezencën e koalicionit të madh në Kuvend.

Zeka në një prononcim për Klan Kosova ka shtuar se kjo ndërprerje po bëhet për shkak të kërkesave të Listes Serbe e cila ka kërkuar që Qeveria të mos votohet të premtën por ditën e hënë.

"Nuk kam koment për mosprezencën e sotme. Ne ishim aty por besoj tash do të vazhdojmë. Këto vonesa po ndodhin për shkak të disa kërkesave të Listes Serbe, e cila po kërkon që Qeveria të mos votohet nesër por të hënë”, ka përfunduar Zeka.
Shtuar më 07/09/2017, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori