Akuzat e opozitës, Balla: Edhe Shqipëria e mbylli qiellin për Lavrovin

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se dhe Shqipëria iu bashkua bllokimit të fluturimit të ministrit rus, Sergei Lavrov drejt Beogradit. Duke iu përgjigjur akuzave të Tritan Shehut, Balla tha se edhe Shqipëria bëri detyrën e saj duke mos i dhënë dritë jeshile.

“Shqipëria iu bashkua të gjitha vendeve të tjera që bllokuan ardhjen e Lavrovit. Një korridor ajror që u bllokua ishte edhe ai përmes Shqipërisë. Nuk iu dha drita jeshile. Por ajo që duhet të dish dhe të lutem hiq dorë nga kjo, se je bërë shumë qesharak. Kjo që i bën t’i Shqipërisë është shumë i madh. Të vish të thuash këtij kumbar i Ballkanit. Si mund ta thuash. Ne drejtojmë, ne kemi presidencën e Këshillit të Sigurimit”, u shpreh ai.

Lidhur me rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë të propozuar nga mbështetësit e Berishës, Balla tha: “E kemi dënuar gjenocidin, atë që po ndodh në Ukrainë dhe atë që ka ndodhur në Kosovë. Harrojeni se ju do ngjallni Berishën e rezoluta. Më 11 korrik kemi planifikuar rezolutën për Srebrenicën”.

Sa i takon çështjet të presidentit të ri, Balla se PD ofendoi zgjedhësit e saj me bojkotin dhe se nuk kanë mësuar ende nga gabimet e së shkuarës.

“Keqardhje për bojkotin e një pjese të opozitës. Një pjesë ishin këtu, nuk ka rëndësi si votuan. Frika nga vota është diçka që unë mendoj, PD duhet ti largohet. Kaq shumë bojkote e kanë dëmtuar PD. Edhe disa që gjoja bënë kuvende dhe firmosën deklarata se nuk do të bojkotojnë kurrë edhe ata e mbajtën fjalën për tre javë. Vesi del me shpirtin. Dhe kuptuam kush e kishte pasur atë frymëzimin e bojkoteve. Ne kemi plot procese të tjera për të zgjedhur së bashku. Brenda pak ditësh duhet të zgjedhim Avokatin e Popullit. Ka një dakordësi shumëvjecare. Opozita duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë. Bojkoti është fyerja më e madhe që mund ti bësh votuesit. Opozita iu detrohet me një ndjesë të madhe”, deklaroi Balla.