Zeka ka një pyetje për Veselin: Me çfarë misioni e fute Glaukun tek VV?
Deputeti i NISMA’s. Milaim Zeka është përfshirë në debatin e nxitur nga Presidenti se prapa organizatës terroriste “Syri i Popullit” qëndrojnë dy udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zeka ka shkuar edhe më tej duke thënë se Kadri Veseli duhet të sqarojë se me çfarë misioni e ka dërguar Glauk Konjufcën në VV.

Kadri Veseli mire bene te na tregoje se me çfare misioni e ka dergu Glauk Konjufcen ne partine e Ramush Haradinajt, po jo vetem ate, po edhe disa te tjere, te cilet ne periudha te ndryshme kohore, kane ra si me parashute tek Albin Kurti”, ka shkruar Zeka, në një reagim në Fb.

Nuk po e kuptoje prokurorin Syle Hoxha e presidentin po Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashke me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, kane dhene nje deshmi dje para Gjykates te Kosoves, e cila, permes fakteve te ofruara nga organet e Sigurise, deshmojne qe Albin Kurti, kryetar i VV -se dhe shefi i Grupit te VV-se, Glauk Konjufca, qendrojne pas organizates “Syri i Popullit”, e cila ka pase per detyre qe te vrase figura te larta te vendit, pa qofte edhe pse dikujte prej tyre nuk i ka pelqyer ngjyra e syve te dikujte tjeter.

Politika e instaluar nga VV-ja dhe jo vetem, e ndimuar nga Kadri Veseli ( i cili e krijoje kete levizeje) dhe e aprovuar ne menyre te heshtur nga Hashim Thaçi, ju ka dale bash dardhe me bisht, edhe po i kushton shume shtrenjte vendit dhe gjithe shqiptareve, sidomos nje pjese te diaspores, e cila shume lehte mashtrohet, manipulohet dhe shfrytezohet, ngase e duan me zemer vendin e tyre, pa e bere nderlidhejen me tru. Pra: dashuria e tyre nuk kalon neper autostraden zemer-tru-atdhe, po direkt nga zemra ne Atdhe!!!

Kadri Veseli mire bene te na tregoje se me çfare misioni e ka dergu Glauk Konjufcen ne partine e Ramush Haradinajt, po jo vetem ate, po edhe disa te tjere, te cilet ne periudha te ndryshme kohore, kane ra si me parashute tek Albin Kurti.

Deklarata e Presidentit te vendit, e bazuar ne dokumenta dhe fakte te organeve te Sigurise, çdo prokurori te botes do t i mjaftonte per fillimin e hetimeve ndaje Albin Kurtit dhe Glauk Konjufces.

Qe VV-ja ka pasur grupe te armatosura, te gatshem per atentate e bomba, e kam ditur qe ne vitin 2007, ne kohen kur Agim Çeku ishte kryeminister. Ka ekzistuar nje plan i detajuar ne ate kohe per bomba, mirepo rreth atije plani duhet te flasin Agim Çeku dhe ish shefi i kabinetit te tije, Muharrem Mahmutaj. Per ate plan kane qene ne dijeni edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli.

Prandaj deklarata e prokurorit Syle Hoxha se “do shohim e do bejme” eshte e pakuptimt, kur ajo qe tha Presidenti i Kosoves dhe Kryetari i Kuvendit, jane prova, deshmi, dhe fakte te padiskutueshme...!!!

Shtuar më 29/12/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori