Zeka ia kthen Ramizit: Nëse une jam UDB-ash atëherë është edhe vëllai jot
Pëlqej
Deklarata e deputetit Milaim Zeka e dhënë gjatë ditës së djeshme në një medium kosovar, se posedon tri dokumente të nënshkruara nga Ramiz Lladrovci e në të cilat Hashim Thaçi akuzohet për vrasjen e Behadin Hallaqit, ka nxitur reagimin e ashpër të kryetarit të Drenasit, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deputetit Zeka dhe e ka quajtur këtë të fundit rrenc dhe UDB-ash.

Lidhur me këto akuza të Lladrovcit, në një prononcim, Milaim Zeka, ka thënë që nëse ai e ka quajtur UDB-ash, atëherë edhe vëllai i tij, Fehmi Lladrovci ishte i tillë, duke qenë se kanë vepruar së bashku me një organizatë.

“Ai veç lë të vazhdon kështu. Është nënshkrimi i tij. Kam dëshmitar. A jam rrenc a sjam rrenc e përcaktojnë tjerët jo Ramizi. Tash është modë me të quajt UDBA-sh atëherë edhe vëllau i tij Fehmi Lladrovci ka qenë UDB-ash. Unë jam kanë me Fehmin, me dhandrrin tem, jena kanë me një organizatë. Ai mundet edhe vëllain e vet me quajt UDB-ash, që është hero i Kombit”, ka thënë Zeka për Periskopin.

Zeka ka insistuar se ka dokumente të nënshkruara nga Ramiz Lladrovci, dhe ka thënë se është i gatshëm që ato t’i paraqesë edhe para Gjykatës.

“Për çdo njeri ekzistojnë dosjet, e çfarë thotë Ramiz Lladrovci fare nuk mërzitna. Unë i kam tri letra me nënshkrim të Ramizit, në qoftë se asi, shkojmë në Gjykatë, dhe para Gjykatës i qes letrat”, është shprehur Zeka.

Ai për deklaratat e mbrëmshme të bërë në televizion thotë se ka folur shumë konkretisht dhe me emra.

“Unë mbrëmë kam folur shumë konkretisht, me emra e me mbiemra për çka e ka akuzuar”, ka deklaruar deputeti i NISMA-s në një prononcim për Periskopin.

Ndryshe Zeka nuk e ka quajtur Lladrovcin, UDB-ash, por thotë se është hajgarexhi i madh dhe budallë.

“Kështu që Ramizi mundem me të thanë që është hajgarexhi shumë i madh. Spo tham që është rrenc, as nuk po tham që është UDBA-sh, por po them qe është fort budallë e fort hajgarexhi”, ka përfunduar Zeka.

Në reagimin e tij Lladrovci sot ka thënë se Milaim Zeka po gënjen sa i përket dokumenteve dhe fakteve që thotë se i ka.
Shtuar më 16/05/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori