Zeka: Gjuajmë në ajër me armë se jemi shqiptarë
Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Kolçaku, në mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane përmendi gjuajtjen me armë nga oda e Fatmir Limajt, që u dënuan ditë më parë, e kjo bëri që deputeti i Nismës, Milaim Zeka t’i reagojë duke ia përmendur molotovin.

Zeka i tha deputetes se kolegët e partisë së saj sikur gjuanin me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës.

“Lutu që at askanë gjujt me molotov njejtë sikur kolegët e tu që i kanë gjujt shtëpijën e Isa Mustafës. Edhe me u rrok armët Fatmire ski në çka me u kap”, tha Zeka, duke shtuar se ne jemi shqiptarë edhe gjuajmë më armë.

“Na jemi shqiptar edhe gjujmë me armë, tybe nami su bo. Tash, ai njeri i bordit të postës është i joni edhe koka shkarku”, tha ai, duke shtuar se Osman Ejupi, njëri nga drejtorët e bordit të Telekomit ka qenë njëri i Nismës.


Shtuar më 04/03/2019, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori