Zeka del para gjykatës me akuzën për pastrim të parave
eputeti i Kuvendit të Kosovës nga NISMA Social Demokrate, Milaim Zeka, nesër do të dalë para gjyqit nën akuzat për mashtrim e pastrim të parave.

Së bashku me Zekën në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Ilir Krasniqi e Edmond Kërliu.

Në këtë rast nesër pritet që të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar.

Milaim Zeka momentalisht ndodhet në paraburgim nën dyshimin për kanosje të prokurorit Afrim Shefkiu.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale pastrimi i parave.


Shtuar më 01/10/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori