Zeka: Albin Kurti po i bie në gjunjë Isa Mustafës
Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ia ka kujtuar ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, vrasjen e 21 studentëve në vitin 1989 në kohën kur Mustafa kishte pushtetin dhe atë se kreu i LDK-së gjendet nën akuzë për 3-përqindëshin.

Ky reagim i Zekës, vjen pasi kandidati për kryeministër Albin Kurti i ka bërë ftesë publike për koalicion Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Isa Mustafën.

Anëtari i Nismës, Milazim Zeka thotë se me këto veprime, Kurti po i bie ne gjunjë kreut të LDK-së.



Postimi i tij:

Turpi i Albin Kurtit - i bjen ne gjunje Isa Mustafes

Albin "patrioti" e "parimori", i bjen ne gjunje ish ministrit te Rrahman Morines, Isa Mustafes, per me ndertu bashke pushtet!!!

Albin Kurti paska harru, qe ne pushtetin e Isa Mustafes, me 23 mars 1989, jane vra 21 studente ne Prishtine, duke kundershtuar ndryshimet kushtetutare te Serbise!

Paska harru se Isa Mustafa eshte nen akuze per 3 perqindeshin.

Albini paska harru qe qytetaret e dine se çdo te zeze ketije vendi ja ka ba PDK eja dhe LDK eja!

Me i ba thirreje Isa Mustafes perpara Ramush Haradinajte e Fatmir Limes, ashte njesoje sikur ta vrasesh nusen naten e marteses!!!

Po me vjen mire qe po u del harpallaku disave te VV!!!

Shtuar më 20/06/2017, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori