Zëdhënësi i Policisë së Kosovës: Këto janë zgjedhjet më të qeta që janë mbajtur deri më tani
Sot po zhvillohet procesi i votimit në tërë Kosovën.

Të drejtë votë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, e ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 49 mijë e 198 votues.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se deri në orën 16:00 aktualisht situata është e qetë dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhore po shkon siç duhet.

Deri më tani janë iniciuar dy raste, njëri në Prishtinë e tjetri në Prizren.

"Deri në ora 16.00 Policia e Kosovës, në aspektin e sigurisë deri tani vlerëson si një proces të qetë. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit deri me tani ka iniciuar dy raste qe ndërlidhen me procesin zgjedhor. Te dy rastet, njeri i ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Prizren janë emërtuar "Cenim i fshehtësisë së votimit", ka thënë Kelani.

Lidhur me disa raste që është raportuar se janë shitur votat online, Kelani ka thënë se janë në dijeni dhe ndaj dy personave janë hapur rastet.

"Me vendim të prokuroreve rastet janë proceduar në procedure të rregullt. PK ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor si dhe ka trajtuar edhe raste që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor", ka shtuar tutje Kelani.
Shtuar më 14/02/2021, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori