Zëdhënësja e Bashkimit Evropian: Murit në Urën e Ibrit do t’i vendosen shkallët
Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka thënë se muri që u ndërtua në Urën e Ibrit në Mitrovicë do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka thënë ajo.

Kocijancic gjithashtu ka shtuar se Bashkimi Evropian do të monitorojë me kujdes zbatimin e kësaj marrëveshjeje./albeu.com/

Shtuar më 10/12/2016, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori