Në mbledhjen e
Ekipit menaxhues me kryetarët e katër
komunave të veriut të
Kosovës dhe dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit që funksionon në veri të Mitrovicës, strukturat administrative të katër
komunave veriore të
Kosovës janë zotuar se do t’i ofrojnë mbështetje
ekipit menaxhues për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së
komunave me shumicë serbe. Pajtimi për një gjë të tillë është arritur .
“
Ekipi menaxhues do ta bazojë punën e tij vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut në Bruksel, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke respektuar Kartën evropiane për vetëqeverisjen lokale dhe principet dhe vlerat tjera demokratike evropiane të kësaj fushe”, ka deklaruar Radosavljeviç, koordinatore e
Ekipit menaxhues, përmes një komunikate për mediat.
Ekipi menaxhues do të konsultohet me përfaqësuesit e OSBE-së, lidhur me punën e mëtejme, si dhe me instancat kompetente të institucioneve në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2018,
ora 17:12