Zbulohet skenari për trazira: Do vritej polici serb që të fajsoheshin shqiptarët (VIDEO)
Pëlqej
Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sandulovuc, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, ku morën pjesë dëshmitarë kyç të cilët tregojnë për inskenimet dhe skenarët e qeverisë Vuçiç për nxitje trazirash në Kosovë.

“Porosinë dhe organizimin e vrasjeve nga organet e sigurisë serbe... Dejan Plashevic, Nënoficeri i Brigadës 63 Parashutiste, rrëfen se ka marrë urdhrin për të vrarë policin serb Sasha Lukovac në territorin e Kosovës dhe faji më tej t'ju mbetej Shqiptarëve.

Pasi i pyeti bashkëpunëtorët e tij të UDB-së për kënd bëhet fjalë e kupton se bëhej fjalë për një polic të ndershëm dhe nuk e kryen këtë urdhër. Nga ky moment fillon ferri për të dy!

Si mund ti besohet një qeverie si ajo e Vuçiç /Daçiçit e cila vret njerëzit e vet për t'ju lënë fajin shqiptarëve", ka shkruar në faqen e tij në facebook, Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori