Zbulohet plani, Bin Ladeni i Veriut do të presë Vuçiçin në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 9 shtator do të vizitojë Kosovën ku do të mbajë fjalim me banorët serbë në Veri të Mitrovicës.

Për këtë, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë dje se është dhënë urdhër nga “Bin Ladeni i veriutKosovës”, Milan Radojiçiq se gjatë fjalimit të Vuçiçit do të mbledhë afro 4 mijë njerëz.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Trajkoviq ka shpjegur të gjithë planin i cili është bërë në ditën kur Vuçiç do të vijë në Kosovë.

“Është dhënë një urdhër nga Bin Ladeni i veriutKosovës, Milan Radojiqiç, për sigurimin e 4000 mijë njerëzve që do të vijnë për të mbështetur fjalimin e presidentit të Serbisë në Kosovë. Po ashtu edhe ppërgjegjësi për transport, Srdjan Vuloviq ka treguar se do t’ gjejë 200 autobusë për transportimin e serbëve në tubimin e Vuçiqit”, ka treguar Trajkoviq.
Shtuar më 02/09/2018, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori